Rrëmbehet nënkryetari lokal i Ukrainës

Trupat ruse kanë rrëmbyer nënkryetarin lokal në rajonin Sumy të Ukrainës veriore, Oleksiy Shibayev.

Kështu ka bërë të ditur kreu i rajonit, Dmytro Zhyvytskyi.

Oleksiy Shibayev, nënkryetar i bashkisë së qarkut Nova Sloboda po shoqëronte një dërgesë ndihme të ndaluar nga trupat ruse në një pikë kontrolli në zonën Putyvl, rreth 80 km (50 milje) në veriperëndim të Sumy.

Zona është afër kufirit rus. Sumy është ende në duart e Ukrainës dhe është goditur nga artileria ruse./21Media

Back to top button