Kaloni te përmbajtja kryesore

​Rrënohet pompa e karburanteve përballë selisë së AKI-së

Ministria e Bujqësisë e ka rrënuar objektin ku pritet të ndërtohet ndërtesa e re e kësaj ministrie në Prishtinë.

Objekti i rrënuar ka funksionuar më herët si pompë derivatesh.

Lidhur me projektin, ministri i Bujqësisë, Armend Muja, ka deklaruar se ndërtimi i objektit të ri paraqet një hap të rëndësishëm drejt krijimit të kushteve më të mira për funksionimin e ministrisë dhe ofrimin e shërbimeve më efikase.

E, gjatë aksionit të premten është arrestuar Qëndrim Kryeziu, kandidat i PDK-së për deputet.  Kryeziu është shoqëruar nga zyrtarët policorë pasi nuk i ka përfillur urdhrat e Policisë së Kosovës, gjatë aksionit për rrënimin e pompës në Zonën Industriale në Prishtinë, përballë objektit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë./kp

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button