Kaloni te përmbajtja kryesore

​Nis pastrimi i rrëshqitjeve të dheut në autostradën Suharekë-Prizren

Ministri në detyrë Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha ka njoftuar përmes një postimi në rrjetin social në Facebook se gjatë ditës së djeshme ka filluar pastrimi i rrëshqitjeve të dheut në autostradën “Ibrahim Rugova”, në segmentin Suharekë-Prizren.

Basha ka ndarë edhe një video ku tregohen nisjet e pastimit të kësaj autostrade.

Ai ka shkruar se ministria ka hartuar projektin për sanimin e skarapteve dhe kontrata është dhënë me 10 prill por sipas tij për shkak të ankesave, projekti po mbahet në Organin Shqyrtues të Prokurorimit përtej çdo afati të arsyeshëm.

“Sikur OShP-ja të ishte më efikase dhe të mos kishte zvarritje të panevojshme, sot projekti i sanimit do të ishte duke u realizuar, ndërsa qytetarët nuk do të përballeshin me dhe e rrëshqitje në rrugë”, ka shkruar ai.

Basha ka falënderuar qytetarët për durimin e treguar për këto vonesa të shkaktuar sipas tij, pa fajin e tyre.

Në fund ai ka shkruar se siguria e qytetarëve mbetet prioritet dhe nuk do të ndalen së intervenuari aty ku ka rrezik për qarkullimin dhe jetën e qytetarëve.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button