Rrëshqet dheu, 9 fshatra izolohen totalisht
Si rezultat i reshjeve të shiut gjatë 24 orëve të fundit janë shkaktuar shembje dheu dhe gurësh në aksin Lezhë-Ungrej.
Rreth 4 km larg qendrës se fshatit Ungrej ka pësuar rëshqitje të tokës, duke izoluar totalisht banorët e 9 fshatrave të kësaj Njesie Administrative, shkruan ora news.
Në atë zonë raportohet nga banorët se ka pasur edhe herë të tjera rrëshqitje të tokës, duke izoluar qindra banorë të këtyre fshatrave.