Rrëshqitje të dheut në Pejë-Kuqishtë

 

Në aksin rrugor Pejë-Kuqishtë-Bogë mbrëmë rreth orë 20:00 ka pasë rrëshqitje masive të dheut. Kjo u bë e ditur nga Ministria e Infrastrukturës.

Pas intervenimit të ekipeve të mirëmbajtjes, rreth orës 23:00 është liruar rruga për qarkullim.

“Ndërsa, në aksin rrugor Pejë-Kuqishtë-Bogë ka pasur mbrëmë një rrëshqitje masive të dheut diku rreth orës 20:00. Ekipet e mirëmbajtjes kanë punuar vazhdimisht me makineri eskavator dhe lugë ngarkuese dhe rreth orës 23:00 është bërë hapja e rrugës, gjatë ditës së sotme vazhdohet me largimin e masës së dheut nga rruga. Duhet cekur se nga pjesa mbi 20 kilometra e tutje ka reshje të mëdha të borës. Rruga në fjalë është pastruar pa ndërprerë, duke u bërë largimi i borës dhe shpërndarja e kripës sipas nevojës. Po ashtu në rrugët tjera të regjionit të Pejës, kishte reshje të borës e përzier me shi, por të gjitha rrugët janë kalueshme”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Infrastrukturës.

Ndërsa në rajonin e Gjakovës, gjatë ditës dhe natës së kaluar ka pasur reshje të shiut dhe ngrica vende-vende. Një ekip i punëtorëve ka kontrolluar rrugët dhe ka intervenuar sipas nevojës të gjitha rrugët janë hapura dhe borë nuk ka.

Bëhet e ditur se auto-udha R6 Hani i Elezit, si dhe auto-udha A6 Konjuh-Doganaj janë krejtësisht e lira për qarkullim.

Ndërsa në Autostradën A7, segmenti Morinë-Gjurgjicë kishte intervenime me kripë ne drejtimin Suharekë – Morinë dhe drejtimin Suharekë –Gjurgjicë./21Meda

Back to top button