Kushtet klimatike me të cilat disponon Maqedonia e Veriut janë të volitshme për kultivimin e kanabisit. Ky është një potencial të cilin duhet të mbështesim dhe ta shftytëzojmë tha Kryeministri Zoran Zaev, përcjell TV21.

“Në botë legalizimi i kanabisit është një luftë serioze kundër përdorimit të drogave të rrezikshme si kokaina, heroina, hashashi etj. Pastaj i shërben turizmit në shtet dhe hotelierisë. Të mos flas pastaj në aspekt shëndetësor sa do t’i ndohmojë qytetarëve, si mbi sëmundje psikologjike, ndikon mbi epilepsinë, kancerin e shumë sëmundje tjera, ku përdoret kjo bimë, e cila po përdoret çdo ditë e më shumë.” – deklaroi Zaev./TV21