Rrëshqitjet e dheut trembin banorët e Xhermës, qytetarët: Fshati boshatiset dita-ditës

Kryetari i bashkësisë lokale të fshatit u bëri thirrje partive politike që të mos japin premtime boshe

Fshati Xhermë i Malësisë së Tetovës për çdo vit është duke u përballur me rrëshqitje të dheut që rrezikojnë edhe banorët e këtij fshati.

Ditë më parë Komuna e Tetovës bashkë më pyjet e Maqedonisë premtoi mbjelljen e 30 mijë fidanëve të bagremit me qëllim që të shmangin  rrëshqitjen e dheut.

Shtëpi të plasaritura dhe mure të rrënuara  mund të shohësh në këtë fshat që ka detyruar shumicën e banorëve që të lënë shtëpitë dhe të vendosen në qytet apo  edhe në fshatra të tjerë. Banorët thanë se në Xhermë tani për tani kanë mbetur vetëm 80 shtëpi, ndërsa mbi 700 shtëpi të tjera janë boshatisur.

Duke folur për rrëshqitjen e dheutkryetari i bashkësisë lokale të fshatit, Ruhan Adili tha se ka filluar nga viti 1968, por në 30 vitet e fundit intensiteti  i rrëshqitjes në këtë vendbanim është shtuar. Ai u bëri thirrje partive politike që të mos japin premtime boshe, pasiqë janë lodhur nga të njëjtat, ndërsa fshati për çdo ditë është duke u boshatisur edhe më shumë.

Lumi që kalon  përreth fshatit është një ndër lumenjtë më të shpejtë në Ballkan, që për çdo vit shkakton dëme jo vetëm në këtë fshat, por edhe në fshatin Poroj dhe shkatërron të mbjellat e fshatit Trebosh.

Nga komuna e Tetovës thanë  se UNDP ja ka përfunduar fizibiletin e ndërtimit të digave, por mjetet financiare do të duhet të sigurohen me ndihmën e qeverisë, por deri sa të ndodhë kjo, banorët frikësohen se fshati do të shuhet në tërësi, raporton Tv21./21Media

Back to top button