Shpërthen një bombolë e gazit, ka të lënduar

Një person është lënduar nga shpërthimi i një bombole gazi në rrugën “Shaip Kamberi” në Prishtinë.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Borovci ka thënë se viktima është dërguar në QKUK.
“Rreth orës 14:45, është marrë informata për një shpërthim në rrugën “Shaip Kamberi” në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në bazë të informacioneve të para dyshohet që shpërthimi ka ardhur nga një bombole gazi e shfrytëzuar për nevoja familjare. Për pasojë një person ka pësuar lëndime dhe e njëjta është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë Borovci.
Policia ka bërë të ditur se janë shkaktuar edhe dëme materiale në dhomën e shtëpisë ku ishte e vendosur bombola./21Media

Back to top button