Rreth 100 avionë luftarakë bombarduan Gazën gjatë natës

“Rreth njëqind avionë luftarakë” u përdorën në bombardimet e Izraelit në Rripin e Gazës gjatë natës që shkatërruan qindra objektiva të Hamasit, sipas kreut të Operacioneve të Forcave Ajrore të Izraelit, gjeneral brigade Gilad Keinan.

Në një postim në X, forcat izraelite cituan Keinan të thoshte se “qëllimi i forcave ajrore është i qartë – të shkatërrojë gjithçka që preket nga dora e Hamasit”./21Media

Back to top button