Vdiq një person në Gjakovë pasi u rrokullis me traktor

Një person ka humbur jetën të premten në fshatin Orize të Gjakovës pasi është rrokullisur me traktor derisa ka qenë duke punuar tokën.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës dyshohet se nga pakujdesia është rrokullisur me traktor dhe si pasojë ka humbur jetën.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Ndërsa, me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion./21Media

Back to top button