Rreth 150 bashkatdhetarë e vizituan Kuvendin

Aktiviteti “Kuvendi hap dyert për bashkatdhetarët”, në ditën e dytë të tij, ka sjellur në Kuvend rreth 150 bashkatdhetarë nga shtete të ndryshme të botës.
Siç ka njoftuar Kuvendi, gjatë qëndrimit në hapësirat e institucionit, bashkatdhetarët janë pritur nga deputetë dhe zyrtarë të administratës, duke u njohur nga afër me punën dhe mënyrën e funksionimit të Kuvendit.
“Kuvendi vazhdon t’i mbajë dyert e hapura për bashkatdhetarët edhe gjatës ditës së premte, nga ora 10:00 – 16:30.”, është bërë e ditur në njoftim./21Media

Back to top button