Rreth 160 makina private janë larguar nga Mariupoli i rrethuar

Që nga ora 13:00 me orën lokale, 160 makina ishin larguar nga qyteti Mariupol, përgjatë korridorit humanitar që shkon në qytetin e pushtuar nga Rusia, Berdyansk, tha këshilli i qytetit në një postim në Telegram.

Disa përpjekje për të evakuuar civilët e ngecur në Mariupol, e cila ka një popullsi prej 400,000 në kohë paqeje – kanë dështuar në ditët e fundit pasi planet për t’i lënë ata të udhëtojnë nëpër korridorin humanitar duhej të braktiseshin për shkak të kërcënimit të paraqitur nga granatimet ruse./21Media

Back to top button