Rreth 2 mijë euro u kushtoi trajtimi

 

Gazetari, Fisnik Dërguti, ka treguar se sa i ka kushtuar shërimi nga COVID-19 atij dhe nënës së tij.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, Dërguti ka thënë se për barna, analiza, shpenzime të infermierit dhe për aparat të oksigjenit kanë shpenzuar rreth 2 mijë euro, duke ofruar si dëshmi edhe faturat.

“Deri sa shpenzimet jane 1.444,70 euro per barna dhe analiza + rreth 400 euro shpenzimet e infermierit + 50 euro aparatit te oksigjenit pra në total rreth 1.890 euro.( ka ende por nuk i kam ruajtur disa fatura)”, ka shkruar Dërguti.

Ai ka thënë se këto shpenzime po i publikon për t’iu treguar përgjegjësve të shtetit se sa i kushton një familje shërimi në shtëpi, derisa i ka pyetur nëse kanë menduar për këta persona kur e kanë hartuar Ligjin për Rimëkëmbje.

“Kur e bëtë ligjin për rimëkëmbje a e keni menduar këtë kategori që shërohet në shtepi pasi qe spitalet janë plotë”, thuhet në postimin e tij.

Back to top button