Rreth 20 mijë euro mallra të kontrabanduara sekuestrohen në rrugë malore
Dogana e Kosovës ka njoftuar se është parandaluar kontrabandimi i mallrave në vlerë mbi 20 mijë euro.
Më 11 dhe 12 janar 2024 në Viti u realizua një operacion në rrugët malore të paautorizua nga Maqedonia e Veriut në Kosovë ku u targetuan automjete transportuese të dyshimta.
Në automjetin e parë u kapën 2 mijë e 80 artikuj me mallra të kontrabanduara tekstil-veshmbathje me vlerë rreth 9 mijë euro.
Këto mallra sipas Doganës shkelnin të drejtën e pronësisë intelektuale dhe janë marka të falsifikuara.
Në rastin tjetër u kapën mallra tekstili në vlerë prej 12 mijë eurove të cilat janë sekuestruar.Ndaj palëve janë nisur procedurat kundërvajtëse sipas Doganës.