MSh: Gripi sezonal kalon pragun epidemik

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar sot se numri i rasteve me grip sezonal qysh në fillim të viti 2024 ka shënuar rritje të madhe sa që ka kaluar edhe pragun epidemik.

Sipas të dhënave të IKSHPK-së dhe të institucioneve të tjera të shëndetit numri i rasteve të raportuara me grip sezonal në javën e parë të viti 2024 paraqet intensitet të lartë të qarkullimit dhe MSh ka dalë me rekomandime se si të mbrohemi nga kjo përhapje.

“Masat e rëndësishme për parandalim: Mbuloni hundën dhe gojën kur të teshtini dhe kolliteni, Praktikoni higjienën e duarve dhe shmangni kontaktet e afërta me të sëmurët, Nëse jeni të sëmurë, qëndroni në shtëpi për të parandaluar përhapjen e mëtejshme, Ushqimi i shëndetshëm me më shumë lëngje, kryesisht vitaminoz dhe gjumi i mjaftueshëm janë të rëndësishëm”, ka shkruar Ministria e Shëndetësisë në “Facebook”.

Ndërsa, shton se vaksinimi është mbrojtja më efikase, pasi që në tetor të viti 2023 kjo Ministri ka siguruar 85,000 doza të vaksinës sezonale.

“Si rrjedhojë apelojmë për vigjilencë të shtuar!”, thuhet në njoftim./21Media 

Back to top button