Rreth 40 gra punësohen në fabrikën që eksporton produkte mishi në Evropë

 

Kryetari i Skënderajt, Bekim Jashari, ka vizituar sot fabrikën e përpunimit të mishit të rosës, “Weng Fat Poultry”, fabrikë kjo e themeluar si shoqëri aksionare, me një aksionar holandez, një gjerman dhe dy shqiptarë, duke qenë kështu biznesi i parë në Kosovë që eksporton produkte të mishit në tregun evropian.

Jashari u shpreh i lumtur që pas shumë vështirësive është hapur kjo fabrikë që do t’i punësojë mbi 100 punëtorë.

Përderisa si pasojë e pandemisë fatkeqësisht kemi shuarje të bizneseve jo vetëm në Kosovë por në të gjitha shtetet, sot në Skënderaj po fillon punën një fabrikë me rreth 40 punëtorë, në fazën e parë, ku shumica prej tyre janë gra dhe ky fakt më gëzon edhe më shumë sepse me këtë po fuqizohet pozita e gruas në shoqëri”, tha Jashari.

Nga ana tjetër, drejtori i fabrikës, Xuong mu Phung, falënderoi Jasharin për përkrahjen e tij dhe për dhënien e pronës komunale për 99 vjet dhe rregullimin e infrastrukturës përcjellëse.

 

 

Back to top button