Rreth 90 pacientë me Covid-19 po trajtohen në klinika e spitale

88 pacientë me Covid-19 po trajtohen në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës.
Ata janë hospitalizuar në klinika dhe në spitaleve të përgjithshme.
Trajtimi i pacientëve në klinika dhe në spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 27 pacientë + 1 në Mjekim Intensiv me oksigjeno-terapi
Klinika e Pediatrisë, 7 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 6 pacientë
Klinika e Neonatologjisë, 2 foshnje
Mjekim Intensiv Qendror, 1 rast
Spitali i Gjakovës, 15 pacientë
Spitali i Prizrenit, 5 pacientë
Spitali i Pejës, 8 pacientë
Spitali i Gjilanit, 5 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 1 pacient
Në Kosovë janë konfirmuar 1 mijë e 197 raste të reja me COVID-19, nga 3 mijë e 550 testime të kryera në 24 orët e fundit.
Ndërsa numri i rasteve aktive me COVID-19 është 8 mijë e 4.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar 54 qytetarë janë vaksinuar kundër virusit në 24 orët e fundit./21Media

Back to top button