Rrethi i shtatë i negociatave për Sirinë më 10 korrik

Zhvillimi i dy raundeve të tjera, në gusht dhe në shtatorin e ardhshëm

Raundi i shtatë i bisedimeve për paqe në Siri, nën drejtimin e OKB-së do të nisë më 10 korrik në Gjenevë, njoftoi emisari special i OKB-së për Sirinë, Staffan de Mistura.

“I dërguari special dëshiron të njoftojë se do të zhvillohet raundi i 7-të i negociatave ndër-siriane, mbërritja e delegacioneve parashikohet më 9 korrik dhe fillimi i raundit më 10 korrik”, njoftoi De Mistura në deklaratë.

De Misturai njoftoi se zhvillimi i dy raundeve të tjera, do të mbahen në gusht dhe në shtatorin e ardhshëm./21Media

Back to top button