Rrëzohet në vendin e punës, humb jetën punëtori

 

Një punëtor ka humbur jetën pasi është rrëzuar nga një lartësi në objektin ku ishte duke punuar.

Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore, ekipi i urgjencës nga të cilët është konfirmuar vdekja e viktimës.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 13:14 në Veternik të Prishtinës.

Në vendin e ngjarjes është dal edhe prokurori kujdestar, me urdhër të tij trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion.

I dyshuari, pronar i lokalit pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtës për 48 orë./21Media

Back to top button