IKSHPK apelon qytetarët të vaksinohen sepse Omicron po përhapet shumë shpejtë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK)ka kërkuar nga qytetarët që për shkak të përhapjes së madhe të Omicron-it dhe për shkak të rrezikshmërisë së lartë të përhapjes së COVID-19, të kenë kujdes dhe të mos grumbullohen.
IKSHPK ka bërë të ditur se është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik andaj të gjithë personat me kokëdhembje, kollitje, dhembje fyti, vështirësi në frymëmarrje, rrjedhje hundësh, temperaturë, plogështi, humbje e shijes rekomandohen të testohen.
”Gjithashtu apelojmë për vaksinimin me dozën pērforcuese dhe dozën e tretë që mund ta marrin të gjithë qytetarët e moshës mbi 18 vjeçare. Vaksinohuni dhe ftoni të tjerët të vaksinohen”, thuhet në njoftim.
Sipas IKSHPK-së është i domosdoshëm kujdesi i shtuar i të gjithëve që në mënyrë strikte të respektohet distanca fizike, të përdoren maskat, të bëhet dezinfektimi dhe ajrosja e hapësirave, duke pamundësuar dhe shmangur përhapjen eventuale të mëtejme të infeksionit të COVID-19.
Ndërkaq, gjatë 24 orëve të fundit betejën me COVID-19 e kanë humbur 4 persona, ndërsa janë shënuar dhe 1 mijë e 721 raste të reja me COVID-19./21Media

Back to top button