RrGK kërkon qasje të drejtë të ndriçimit të vrasjes së Liridona Murselit

Pas lajmit për arrestimin e bashkëshortit të viktimës Liridona Murselit, e vrarë më 29 nëntor në fshatin Sinidoll, afër Prishtinës, Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) kërkon që hetimi i këtij rasti të trajtohet me urgjencë dhe qasje tw drejtw pwr ndriçimin e rastit. RrGK në reaigim thotë se ky rast dyshohet të jetë femicid.

“RrGK kërkon nga institucionet që lënda të cilësohet si “Vrasje e rëndë” dhe të dënohet konform Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Ftojmë Qendrën për Punë Sociale që të angazhohet për të siguruar mirëqenien e fëmijëve.RrGK kërkon hetim të këtij rasti deri në provën e fundit si dhe kërkon dënim maksimal ndaj të akuzuarit.  Gjithashtu, RrGK do të monitorojë reagimin instituconal ndaj këtij rasti dhe ndaj të gjitha rasteve të dhunës me bazë gjinore. “, thuhet në reagim/21Media

 

Back to top button