RrGK: Të hiqen taksat për produktet esenciale të higjienës menstruale

Sot shënohet 28 Maji, Dita Botërore e Higjienës Menstruale, ndërsa Rrjeti i Grave të Kosovës bën të ditur se ka dërguar te Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve rekomandimet përmes së cilave ka kërkuar heqjen e taksës prej 18% në produktet menstruale.
Sipas RrGK-së, kjo taksë është diskriminuese dhe barrë shtesë për vajzat dhe gratë në Kosovë dhe pengesë drejt realizimit të së drejtës së tyre për kujdes të përballueshëm shëndetësor.
”RrGK rekomandon që të ndryshohet Ligji nr. 05/L-037 për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, si dhe Udhëzimi Administrativ Mof- Nr. 03/2015 për Zbatimin e Ligjit Nr. 05/L-037 për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, kështu që produktet e higjienës menstruale të lirohen nga TVSH-ja”, thuhet në njoftim. /21Media

Back to top button