Sot mbahet Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike, votohet për anëtarët e Kryesisë së partisë

Ne orën 11.00 nis mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike ku si pikë e rendit të ditës është zgjedhja e Kryesisë së PD-së.
Sipas axhendës fjalën do e marrë Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha dhe Kryetari i Këshillit Kombëtar Edi Paloka.
Pas fjalimeve do të nisë votimi, ora news.
Paraprakisht çdo anëtar i Këshillit Kombëtar do të firmosë manualisht dhe elektronikisht për prezencën e tij në mbledhje.
Risi e këtij procesi zgjedhor është numërimi elektronik i çdo flete votimi i cili ndodh për herë të parë në partitë politike shqiptare.
Pas shfaqjes në ekran, çdo votë do të kalojë në kohë reale në tabelën përmbledhëse nga ku do të mësohen emrat fitues të anëtarëve të rinj të Kryesisë së Partisë Demokratike.
Në listë janë dhe Jozefina Topalli, Arben Imami, por edhe Ina Zhupa dhe Kasëm Mahmutaj. Mungojnë Albana Vokshi dhe Bujar Leskaj. Kryedemokrati Berisha deklaroi mbrëmë se ishin propozuar kandidatura me kredenciale të shkëlqyera politike./21Media

Back to top button