Rriten e çmimet, ekonomistët: Shpenzimi mbi 70% në produkte të konsumit sjellë jostabilitet ekonomik

Produktet e konsumit si buka, djathi, vezët e qumështi, janë vetëm disa nga produktet të cilat kanë pësuar ngritje të çmimit, për dallim nga muaji dhjetor i vitit të kaluar. Kështu thotë Agjencia e Statistikave të Kosovës, e cila ka bërë matjen e normës vjetore të inflacionit.

“Ka pasur rritje të çmimeve të konsumit. Inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte 0,3 % në muajin Janar 2024 krahasuar me muajin Dhjetor 2023.Norma vjetore e inflacionit e matur në muajin Janar 2024 krahasuar me muajin Janar 2023 ishte 1,8%.Ngritje të çmimeve të konsumit në muajin Janar 2024 krahasuar me muajin Dhjetor 2023 ka pasur te perimet 3,7%, qumështi, djathi dhe vezët 1,3% dhe buka dhe drithërat 0,9%”.

Kjo ngitje e çmimit të produkteve bazë të konsumit, ka rënduar edhe më tej gjendjen ekonomike të qytetarëve.

Ish-ministrit i financave, Haki Shatri, thotë për rtv21 se kjo rritje e vazhdueshme e çmimeve do të dëmtojë edhe më tej mirëqenien e qytetarëve.

Ai madje parashikon rritje të inflacionit gjatë këtij viti, për shkak se, siç thotë, qeveria nuk ka ndërmarrë asgjë në këtë drejtim.

“…është një vazhdim i ecurive në tregun e cmimeve, në vitin e kalum rritja e cmimeve ka qenë 5.8%. Po për fat të keq janari është tregu shumë ma dinamik në rritjen e cmimeve dhe është afër 2% krahasuar me dhjetorin. Pra, një rritje 2% brenda muajit që nëse vazhdon kështu deri në fund të vitit mund të shkon shumë nalt trendi i rritjes së cmimeve…kjo ngritje e ka ngarku standarin jetësor e ka vështirësu krahasim me dhjetorin, praktikusht e ka devalvu gjysmën e rritjes se koeficientit të pagave qe ka fillu me buxhet nga janari…”, thotë Shatri.

Situata me çmimet zvogëlon fuqinë blerëse, thotë ekonomisti Mustafë Kadriaj. Sipas tij, 70% e të hyrave buxhetore të qytetarëve janë në shportën e konsumit dhe kjo gjë shkakton jo stabilitet ekonomik.

“…nëse flasim për këtë kohë ka disa peodukte që ka rritje e disa janë që po ulen, por kur flasim tek këto produkte që ka rritje gjithmonë është parimi që ato produkte kanë kërkesë më të madhe dhe. Në momentin qe ka kërkesë më të madhë nuk ka trend të uljes ose ka të njejtin cmim ose trend të rritjes, sepse ky është parimi i ekonomisë së tregut kështu që në këgë drejtim nuk kemi cfarë të bëjmë vecse nëqoftësë institucionet tona relevante, dogana mjnd ta suportojnë biznesin në doganë që ato të dalin më lirë përndryshe konsumatori duhet të përballet me këto cmime të konsumit, kjo e ngarkon fuqinë blerëse dhe ekonomike të qytetarit për faktin që është një gjendje jo fort e mire për qytetarin sepse 70% e të hyrave buxhetore janë në shportën e konsumit, jo stabilitet ekonomik…”, thotë Kadriaj.

Sipas të dhënave të ASK-së një rënie e lehtë e çmimeve vërehet tek vajrat dhe yndyrat, si dhe te karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal./RTV21/21Media

Back to top button