Rriten pritjet nëpër kufi

Qendra për Menaxhimin Kufitar e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka njoftuar se pritjet te pika kufitare Dheu i Bardhë, janë rritur në 100 minuta (1 orë e 40 minuta).
Kolonat e automjeteve ka arritur deri mbi 1 kilometër (1 mijë e 100 metra).
Derisa pritjet më të mëdha janë edhe në Merdare, ku kohëzgjata është 10 deri në 25 minuta. Në Jarinjë dhe në Muçibabë pritjet janë 10-15 minuta.
Ndërsa në pikat e tjera nuk ka pritje më shumë se pesë minuta.
