Rritet çmimi i biletës së autobusit në linjën Prishtinë-Gjakovë
Udhëtarët e linjës Prishtinë-Gjakovë, nga sot biletën e autobusit të kompanisë “Sharr Travel” do ta paguajnë nga 5 euro.
Kështu u bë e ditur nga kompania, derisa arsye e shtrenjtimit thuhet se është çmimi i lartë i derivateve të naftës.
Kështu u bë e ditur nga kompania, derisa arsye e shtrenjtimit thuhet se është çmimi i lartë i derivateve të naftës.
Deri më tani udhëtarët për këtë relacion kanë paguar 4 euro.
“Linja Prishtinë Gjakovë Prishtinë Të nderuar klient bazuar në çmimet e larta të furnizimit me derivate të naftës e që për transport të udhëtarve me autobusë është lëndë e parë furnizuese, nga sot çmimi i biletës Prishtinë Gjakovë është 5 €. Sharr Travel ju dëshiron rrugë të mbarë”, thuhet në njoftimin e kësaj kompanie./21Media
