Rritet në 47 numri i të vdekurve pas sulmit me raketa ruse në ndërtesën e banimit
Numri i të vdekurve është rritur në 47 pas një sulmi me raketa ruse në një ndërtesë banimi në Chasiv Yar gjatë fundjavës, tha të mërkurën Pavlo Kyrylenko, Zëvendës-Shefi i Zyrës së Presidentit të Ukrainës, Kyrylo Tymoshenko.
“Operacioni i shpëtimit në qytetin lindor është duke vazhduar”, tha ai.
Ndërtesa u godit të shtunën në mbrëmje, ndërsa Rusia edhe një herë shtoi sulmet e saj në qytete dhe qyteza në Ukrainën lindore në një përpjekje për të marrë kontrollin mbi të gjithë zonën e Donbasit, shkruan CNN./21Media