Stikera “SRB-KM” vendosen në targat e disa automjeteve në veri të Mitrovicës

Targave të disa veturave u janë vendosur stikera me mbishkrimin “SRB-KM” , të martën mbrëma në veri të Mitrovicës.
Kjo është konfirmuar për portalin rtv21.tv nga zëdhënësi i policisë për Rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti.
Në disa automjete gjatë natës janë ngjitur fletëngjitese në tabela”, tha ai.
Më 29 qershor, Qeveria e Kosovëska miratuar vendimin për të mundësuar regjistrimin e automjeteve me targa RKS për të gjitha automjetet e pajisura me targat “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA”, si dhe vendimin për kalimin e kufirit shtetëror nga qytetarët me dokumente personale të lëshuara nga autoritetet e Serbisë./21Media

Back to top button