Abrashi thotë se VV-ja s’po e heq taksën shkaku i zgjedhjeve në Podujevë

Abrashi i bindur se do t’i fitojë zgjedhjet kandidati i LDK-së

Deputeti i LDK-së, Arban Abrashi e ka akuzuar VV-në se nuk po e heq taksën shkaku i zgjedhjeve në Podujevë. Në një shkrim në Facebook, Abrashi u shpreh se ndërlidhja e vendimmarrjes për heqjen e tarifës me zgjedhjet në Podujevë, është gabim dhe keq që ka ndodh.

“Sot një javë, janë zgjedhjet në Podujevë; e në mesin e shumë arsyeve, heqja e tarifës po shtyhet edhe për shkak të garës në Podujevë Ndërlidhja e vendimmarrjes për heqjen e tarifës me zgjedhjet në Podujevë, është gabim dhe keq që ka ndodh. Kryetari i ri i Podujevës do të jetë Nexhmi Rudari! Nuk mund të na prishni me Washington!”, shkroi Abrashi.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Podujevë mbahen më 15 mars, pasi ish-kryetari Agim Veliu dha dorëheqje për të kaluar në krye të Ministrisë së Punëve të Brendshme./21Media

Back to top button