Rritet numri i pacientëve me Covid-19 nëpër spitale

Është shënuar rritje numri i pacientëve të spitalizuar me Covid-19, në kuadër të klinikave të QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme. Kështu ka bërë të ditur Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.
Bazuar në raportimet e datës 24 korrik 2022, të spitalizuar janë 107 pacientë të cilët po trajtohen nga Covid-19.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
-Klinika Infektive, 28 pacientë + 2 pacientë në Repartin Intensiv
-Klinika e Pediatrisë, 10 pacientë
-Klinika e Gjinekologjisë, 12 pacientë
-Klinika e Neonatologjisë, 2 foshnje
– Spitali i Prizrenit, 3 pacientë
-Spitali i Gjakovës,18 tpacientë
-Spitali i Pejës, 11 pacientë
-Spitali i Gjilanit, 12 pacientë
-Spitali i Mitrovicës, 9 pacientë.
Katër persona kanë vdekur dhe 1 mijë e 401 reja me COVID-19, janë raportuar në përditësimin e fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë. Kjo ka bërë që përqindja e të infektuarve të arrinë në 37.70 apo 9 mijë e 408 raste aktive./21Media

Back to top button