Fermeri hero lufton me zjarret
Ky është momenti i jashtëzakonshëm kur një fermer i guximshëm në Angli vazhdoi të punojë për të provuar të ngadalësojë një zjarr të egër që përhapet në një fushë.
Zjarrfikësit u thirrën në vendngjarje për të shuar një zjarr të madh që shpërtheu në një fushë në Lenham Heath, midis Maidstone dhe Ashford, në Kent pak para orës 15:15 të së shtunës.
Zjarri u përhap në pothuajse 20 hektarë tokë dhe mund të shihej nga një radhë e madhe shoferësh kamioni në M20, transmeton rtv21.tv.
Megjithatë, fermeri hero Bill Alexander ‘hyri me shpejtësi’ dhe përdori traktorin e tij për të prerë të korrat rreth zjarrit për të ndihmuar në ngadalësimin e tij pasi era e ktheu zjarrin drejt një shtëpie.
Pamjet treguan traktorin e gjelbër vetëm disa metra larg zjarrit të madh, teksa Alexander e ngiste pa frikë automjetin rreth tymit dhe flakëve të larta./21Media

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?