Rritet numri i të vdekurve nga sulmet ajrore ruse në Chernihiv

47 persona u vranë në sulmet ajrore ruse në një lagje banimi të qytetit Chernihiv të enjten, thanë autoritetet rajonale.
Puna e shpëtimit duhej të pezullohej të enjten për shkak të granatimeve të forta, sipas shërbimeve lokale të emergjencës, transmeton rtv21.tv.
Gjithsej 148 persona, kryesisht civilë, kanë vdekur që nga fillimi i armiqësive në rajon, shtojnë autoritetet lokale.
Qyteti me 300,000 banorë ndodhet në veri të vendit, afër kufijve me Rusinë dhe Bjellorusinë./21Media

Back to top button