Rritet numri i ukrainasëve që kthehen në shtetin e tyre

Roja kufitare polake ka bërë me dije se rreth 2.437.000 njerëz janë larguar nga Ukraina në Poloni që nga fillimi i luftës.

Mirëpo, numrat që kalojnë kufirin kanë rënë ndjeshëm të premten, duke parë numrin e dytë më të ulët të kalimeve që kur Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt.

Gjithashtu vërehet se është një numër i madh i njerëzve që po kthehen në Ukrainë. Sipas agjencisë 421,000 njerëz kanë hyrë në Ukrainë përmes Polonisë që nga fillimi i luftës. Vetëm të premten, 15,000 njerëz kaluan në Ukrainë nga Polonia.

Në përgjithësi, më shumë se 10 milionë njerëz tani kanë ikur nga shtëpitë e tyre në Ukrainë, sipas Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët./21Media

Back to top button