Mbahet kongresi i 8-të i SBASHK-ut

Me këngë ka filluar të mbahet kongresi i 8-të i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës.
Kryetari i kësaj sindikate, Rrahman Jashari ka folur para të ftuarve, teksa i ka kujtuar të gjitha personalitet që dhanë kontributin e tyre në rrugëtimin e arsimit.
Jashari i ka kujtuar edhe kolegët të cilët kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19, për çka u paraqit edhe shumë i emocionuar gjatë fjalimit.
Prandaj, në nderim të veprës së tyre u mbajt një minutë heshtje.
Krahas figurave që dhanë kontribut në fushën e arsimit e që ishin të ftuar, e pranishme në kongres është edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci./21Media

Back to top button