UNESCO thotë se 53 vende historike në Ukrainë janë dëmtuar
Agjencia kulturore e Kombeve të Bashkuara, Unesco, thotë se të paktën 53 vende të rëndësishme kulturore janë dëmtuar që nga fillimi i luftës në Ukrainë.
Kjo përfshin 29 kisha, 16 ndërtesa historike, katër muze dhe katër monumente.
Disa vende të dëmtuara janë në dy qytetet më të mëdha të Ukrainës, Kiev dhe Kharkiv por edhe në Chernihiv.
“Kjo është lista e fundit, por nuk është shteruese, pasi ekspertët tanë po vazhdojnë të verifikojnë një numër raportesh”, thuhet nga agjencia.
Unesco thotë se po përdor imazhe satelitore dhe raporte të dëshmitarëve për të verifikuar dëmin./21Media