Rritet numri i viktimave nga vërshimet në Gjermani
Po vazhdon të rritet numri i viktimave si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut në perëndim të Gjermanisë. Të paktën 42 njerëz kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë janë zhdukur.
Të paktën gjashtë të tjerë kanë vdekur në Belgjikë dhe qyteti Liège u ka kërkuar të gjithë banorëve të largohen, transmeton rtv21.tv.
Gjithashtu, Holanda është goditur.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e cila është në SHBA përpara një takimi me presidentin, Joe Biden, tha se ishte “tronditur nga katastrofa”./21Media