Rritet numri i viktimave nga zjarri

U vlerësua si tragjedia më e madhe në vitet e fundit sa i përket zjarreve në pyje

Është rritur në 58 numri i viktimave nga zjarri katastrofik i pyjeve që filloi të shtunën në Portugali.

Sipas raportimeve shumë persona vdiqën duke u përpjekur të iknin nga zona e Pedrógão Grande, 50 km në juglindje të Coimbra me makinat e tyre.

Gjithashtu, disa zjarrfikës janë në mesin e 59 të lënduarve.
“Për fat të keq kjo duket të jetë tragjedia më e madhe që kemi parë vitet e fundit sa i përket zjarreve në pyje”, tha kryeministri Antonio Costa.

Ai tha se numri i të viktimave mund të rritet përseri./21Media

 

Back to top button