Xhaferi në Forumin Parlamentar të Sigurisë në Riga

Kryeparlamentari do ta mbajë një fjalim

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Talat Xhaferi, me ftesë të kongresmenit amerikan Robert Pitinxher dhe Parlamentit të Republikës së Letonisë, nesër do të marrë pjesë në Forumin e tetë Parlamentar të Sigurisë në Riga, Republika e Letonisë

Xhaferi, siç kumtoi Kabineti i tij, në forum do të mbajë fjalim me temën: “Përdorimi armiqësor i informacionit dhe siguria kompjuterike”.

Në suaza të Forumit të tetë Parlamentar të Sigurisë, është paraparë që Kryetari Xhaferi të realizojë takim bilateral me kryetaren e Palamentit të Letonisë Inara Murniece./21Media

Back to top button