Kaloni te përmbajtja kryesore

Rritet numri i viktimave të fëmijëve në Ukrainë

Të paktën 167 fëmijë janë vrarë në Ukrainë dhe 279 janë plagosur në luftë, thonë zyrtarët ukrainas.

Rreth 927 shkolla dhe ndërtesa të tjera arsimore janë dëmtuar nga bombardimet shtoi sot zyra e prokurorit të përgjithshëm ukrainas në një mesazh në Telegram.

Numri më i madh i viktimave të fëmijëve (81) u regjistrua në rajonin Donetsk të Ukrainës lindore, i ndjekur nga rajoni më i gjerë i Kievit (78) dhe rajoni i Kharkivit (64).

BBC raporton se nuk mund t’i verifikonte në mënyrë të pavarur këto shifra./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button