Kaloni te përmbajtja kryesore

Rritja e çmimeve, Rukiqi: Është pasojë e inflacionit global, të mos fajësohet Qeveria

Berat Rukiqi nga Oda Ekonomike e Kosovës, ka thënë se rritja e çmimeve është pasojë e inflacionit global, gjithashtu Rukiqi tha për Argument Plus në RTV21 se Qeveria nuk mund të fajësohet për rritjen e çmimeve.
“Mund ta them me përgjegjësi profesionale, jo institucionale, kjo rritje tash që po ndodh është pasojë e inflacionit global”, tha Rukiqi.

“Nuk ka faj as kjo Qeveri, mund të ishte ndonjë Qeveri tjetër, nuk do të mund të fajësohej për rritje të çmimeve”, shtoi tutje Rukiqi.

I njëjti tregoi disa nga arsyet se pse janë rritur çmimet në vend.

Ngritje më e madhe e çmimeve në Kosovë, sipas ASK-së, është vërejtur te vajrat dhe yndyrat ushqimore. Ngritje është regjistruar edhe te buka dhe drithërat, karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal, më pas te duhani dhe produkte tjera./21Media
 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button