13 të vdekur nga koronavirusi në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit

 

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë kryer 4013 testime nga të cilat 1184 kanë rezultuar me koronavirus, 796 qytetarë janë shëruar dhe 13 persona kanë humbur jetën, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe në dy spitale rajonale po trajtohen 632 pacientë, 40 në terapi intensive nga të cilët 14 pacientë janë të intubuar.

Me bilancin e sotëm, Shqipëria ka kaluar pragun e 100 mijë të infektuarve, nga marsi 2020.

Gjatë ditës së sotme janë kryer 822 vaksinime antiCovid. Që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 5791 vaksina antivCOVID.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 482 raste në Tiranë, 72 në Vlorë, 68 në Durrës, 57 në Kuçovë, 55 në Elbasan, 34 në Sarandë, 33 në Kavajë, 31 në Mirditë, 30 në Lushnje, nga 29 raste në Shkodër, Gjirokastër, 28 në Fier, 22 në Tepelenë, nga 19 raste në Krujë, Gjirokastër etj.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 13 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19: 8 qytetarë nga Tirana, 2 nga Elbasani, 1 qytetar nga Gramshi, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Lushnja, të moshave 48-81 vjeç.

Që nga shpërthimi i epidemisë, me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 100.246 raste, prej tyre 63.329 janë shëruar, 35.251 janë raste aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 1.666 persona.

Back to top button