Rritja e pagës minimale i synon 32% të punëtorëve të regjistruar

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka deklaruar se rritja e pagës minimale i synon rreth 120 mijë përfitues, apo 32% të punëtorëve të regjistruar në ATK.
Muja sot në seancën e Kuvendit ka theksuar se pagat në sektorin privat për një dekadë janë rritur mesatarisht vetëm 34 euro.
”Rritja e pagës mesatare nuk përkon as me rritjen e produktivitetit dhe shkallës së inflacionit në dekadën e fundit. Rritja e pagës minimale i synon rreth 120 mijë përfitues të drejtpërdrejtë, apo rreth 32 përqind të punëtorëve të regjistruar në ATK”, ka thënë Muja.
Sipas këtij të fundit këto grupe shoqërore që përfitojnë më shumë gjenden në sektorin e tregtisë me shumicë dhe pakicë 32 mijë përfitues, në industrinë përpunuese 18 mijë përfitues, në gastronomi 13 mijë përfitues, në ndërtimtari 10 mijë përfitues dhe në aktivitete të sigurimit fizik 12 mijë përfitues./21Media

Back to top button