“Rritja e Vetëvendosjes i detyroi që krizën e humbjes ta kompenzojnë me lidhje aleancash”

Ylli Hoxha tha se Vetëvendojse është forca  e cila po rritet dhe po e premton ndryshimin

Sonte në “CLICK” të RTV 21, temë diskutimi janë “Premtimet me zemër” me ç’rast po diskutohet për premtimet e Lëvizjes Vetëvendosje gjatë kësaj fushate.

Ylli Hoxha nga Lëvizja Vetëvendosje duke folur për koalicionet e partive të tjera, njërën e vlerësoi si koalicion të taborit pronto, e tjetrën siç tha ai, koalicion të dështimit, ndërkaq për Lëvizjen Vetëvendosje tha se është forca e cila po rritet dhe e premton ndryshimin, shkruan rtv21.tv

Hoxha konsideroi se rritja dhe aktiviteti i Vetëvendosjes i ka detyruar partitë e tjera që siç tha ai, krizën e humbjes ta kompenzojnë me lidhje aleancash të cilat lidhen në mesnatë./21Media

 

Back to top button