Rritje e madhe e vdekjeve nga aksidentet ajrore në vitin 2018
556 persona të vdekur nga aksidentet ajrore në vitin 2018
Rrjeti i Sigurisë së Aviacionit ka paraqitur një raport për aksidentet ajrore të regjistruara më 2018.
Sipas raportit 2018-ta pati një rritje të numrit të viktimave nga aksidentet ajrore krahasuar me vitin 2017.
Në 2018 ishin 556 persona që humbën jetën në aksidentet ajrore, krahasuar me 44 në vitin 2017.
“Viti 2017 ishte viti më i sigurt në histori për kompanitë ajrore. Humbja e kontrollit është një shqetësim i madh për industrinë e aviacionit. Të paktën 10 nga 25 aksidente më të këqija në 5 vitet e fundit kanë si shkak kryesor humbjen e kontrollit”, tha drejtori, Harro Ranter./21Media