Kapet sasi e konsiderueshme e duhanit dhe cigareve në Gjilan

Në Gjilan është kapur një sasi e konsiderueshme e duhanit dhe cigareve. Kështu kanë njoftuar nga Dogana e Kosovës nëpërmjet një komuniktate për media.

”Njësit e Doganës në bashkëpunim me Policinë e Kosovë, si dhe Administratën tatimore të Kosovës kanë realizuar një operacion në Gjilan ku gjatë të cilit janë kapur sasi e konsiderueshme e duhanit dhe cigareve. Dje gjatë ditës njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës, Policia e Kosovës dhe ATK kanë kanë bastisur dy lokacione ku është hasur në mallra të kontrabanduara”, është bërë e ditur në komunikatë.
Në lokacioni e pare janë këto të gjetura këto mallra: Duhan i grirë i përpunuar në paketime 0.5 kg ( me mbishkrime ) = 2120 kg;  Duhan i grirë i përpunuar refuz = 440 kg; Duhan i papërpunuar refuz = 2600 kg; Cigare pa banderola R@M = 5000 pako = 100000 cigare; Cigare pa banderola A@B, Merhaba = 540 pako= 10800 cigare;  Aditiv i lëngshëm , aromë për prodhim të duhanit ,, HERTZ@SELC 3x 25l = 75 litra; Makinë e përdorur për paketim të duhanit Modeli SF 150 LË Nr.( 100kg ) = 1 pce;  Makina te përdorura per grirje te duhanit pa marka (rreth 400 kg ) = 2 pce; Peshore elektrike pesha maksimale 40 kg = 2 pce; Ambalazh per paketim te duhanit me mbishkrim nga PVC- Najlloni = 1978 kg; Ambalazh per paketim te duhanit me mbishkrim nga kartoni = 1162 kg
Ndërsa në lokacioni e dytë janë këto të gjetura këto mallra: Duhan i grirë i përpunuar në paketime 0.5 kg ( me mbishkrime ) = 223.5kg; Cigare pa banderola Cosmopolitan 5500 pako = 110000 cigare; Cigare pa Banderola CANGARO 2430 pako = 48600 cigare;  Cigare pa Banderola NORTH 3800 pako = 76000 cigare; Cigare pa banderola ËISTON 1250 pak = 25000 cigare; Cigare pa banderola Pall Mall 166 pako= 3320 cigare; Cigare pa banderola Marlboro Touch 60 pako = 1200 cigare; Cigare pa banderola Marlboro 930 pako = 18600 cigare; Cigare pa banderola Kuper 170 pako = 3400 cigare; Filtera për cigare me mbishkrime te ndryshme 71 pako = 774000 copë.
Malli i gjetur është sekuestruar nga Dogana e Kosovës. Derisa Dogana bën ftesë për qytetarëve për bashkëpunim.


Back to top button