Kaloni te përmbajtja kryesore

Rrokulliset kamioni në Bogë, lëndohen dy persona

Të lënduarit janë jashtë rrezikut

Dy persona janë lënduar nga rrokullisja e kamionit në Bogë sot rreth orës 14:10. Këtë e ka konfirmuar për rtv21.tv, zëdhënësi i policisë në rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj.

“Konfirmojmë se ne fshatin Bogë ( zonë e Rugovës ) rreth orës 14:10 policia ka pranuar informacion se një mjet transporti (kamion) kishte dalë nga rruga dhe lënduar dy persona, të cilëve iu është dhënë ndihma mjekësore dhe sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë.”, ka bërë të ditur Ibraj.

Ai po ashtu ka shtuar se njësitet policore kanë ndërmarrë masat e nevojshme në ketë rast./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button