Rrokulliset traktori, humb jetën një person

 

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me traktor gjersa ishte duke punuar.

Ngjarja ka ndodhur dje në mesditë në fshatin Plenaj të Prizrenit.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar gjersa ishte duke punuar me traktor, aksidentalisht është rrokullisur dhe si pasojë e lëndimeve ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin e Policisë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Ndërsa, rasti sipas Policisë po cilësohet si “vdekje e dyshimtë”./21Media

Back to top button