Rrokulliset vetura në autostradën “Ibrahim Rugova”, një i vdekur

Një person ka humbur jetën, ndërkaq një tjetër është lënduar si pasojë e një vetaksidenti në mëngjesin e së shtunës në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani.

“Me datën 02.09.2023 rreth orës 06:10, në autostradën Ibrahim Rugova në km 24 drejtimi i Vërmicës, ka ndodhur një vetaksident, ku një automjet Suzuki me targa lokale me vozitës mashkull kosovar, dyshohet se ka humb drejtimin dhe është rrokullisur në rrugë, me ç ‘rast lëndime trupore kane pësuar dy persona, njeri prej të cilëve më vonë ka ndërruar jetë”, ka thënë Kelani.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë patrulla policore, njësia e hetimeve, kompania për mirëmbajtjen e rrugës.

Sipas Kelanit në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, përderisa janë marrë të gjitha veprimet e nevojshme policore.

Policia e Kosovës, vazhdon të apelojë te të gjithë pjesëmarrësit në trafik, që të kenë kujdes më të shtuar, të respektojnë rregullat e trafikut dhe të ju përmbahen kushteve të rrugës, në mënyrë që të gjithë së bashku të kontribuojmë për një siguri më të madhe në trafik dhe në parandalim të aksidenteve./21Media

Back to top button