Udhëzimi administrativ, jo efikas

Kanë vazhduar komentet për udhëzimi administrativ, që mundëson zgjedhjet e reja në veri.

Njohës të çështjeve kushtetuese vlerësojnë se udhëzimi administrativ, i tejkalon dispozitat ligjore dhe nuk mund të sjellë rezultate pozitive. Ndërkohë, partia në opozitë, PDK, thotë, se kryetarët e kësaj partie, janë të gatshëm të bashkëpunojnë me qeverinë dhe kjo çështje të zgjidhjet me një marrëveshje politike.

Profesori Mazllum Baraliu thotë se udhëzimi administrativ që u mundëson peticionin qytetarë për largimin e kryetarëve në katër komunat veriore të Kosovës nuk mund të garantojë mbajtjen e zgjedhjeve me pjesëmarrjen e qytetarëve të komunitetit serbë. Sipas tij, rruga më e shkurtë për zgjidhjen e problemit është shkarkimi i kryetarëve në katër komunat veriore.

“Udhezimi administrativ eshte njeri prej opsioneve ligjore te mundshme dhe nuk diskutim rreth asaj. Eshte njera prej modaliteteve qe edhe ngerthen ne vete pasiguri per perfudim te procesit me sukses edhe eshte me zvarrites pra jo efikas per arsye se askush nuk mund te garantoj as qeverine tonde dhe as institucionet tjera qe do te kete 20% te qytetareve qe do ta nenshkruajne kete kerkese. Askush nuk mund te garantoj qe pastaj do te votohet 50% i ketij 20% dhe askush nuk mund te garantoj me kete model qe do te kete dalje ne zgjedhje me shumice, ashtu sic eshtë kerkuar, per te pasur kinse legjitimitet ashtu sic kane kerkuar disa elemente atje te Listes Serbe ne zgjedhjet eventualisht te mbajtura dhe ne qoftese nuk mbahen zgjedhjet pasojat mund te jene per qeverine dhe per Kosoven dhe intstitucionet e saja edhe me te renda”, tha ai për RTV21.

Edhe pse autoritetet e Kosovës kanë theksuar se nuk do t’ua kërkojnë kryetarëve të katër komunave në veri dorëheqjen, deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, thotë se dy kryetarët nga kjo parti, janë të gatshëm të arrijnë një marrëveshje me qeverinë, në të cilën përfshihet edhe dorëheqja.

“Kryetarët janë të gatshëm që të arrihet një marëveshje me Qeverinë dhe pastaj të gjithë kryetarët të japin dorëheqje dhe të fillojë procedura. Mirëpo mendoj që procedura e shkarkimit të tyre me një pericion është një mënyrë jo e mirë dhe do ta dëmtojë Kosovën në përgjithësi, do ta dëmtojë demokracinë. Mendoj se gjatë këtij viti do të mbahen zgjedhjet, nuk e di se kur edhe pse Kosovës po i kërkohet sa më shpejt që t’i mbajë këto zgjedhje mirëpo prapë se prapë kjo është duke u zvarritur me hartimin e legjislacionit sekondar nga qeveria e vendit”, tha Qalaj për RTV21.

Më 1 shtator është planifikuar përfundimi e draftit përfundimar të udhëzimit administrativ që do t’i hapte rrugë zgjedhjeve komunale në veri, por, Ministria e Pushtetit Lokal, ka njoftuar se grupit punues i nevojitet edhe tre ditë deri në përfundim të draftit./21Media

Back to top button