Rrufeja mbyti 28 lopë

Një familje pretendon se humbi 28 bagëti nga një goditje rrufeje, që thuhet të jetë një “dukuri e rrallë” në provincën jugperëndimore të Kanadasë, Saskatchewan.
Fermerët që zotëronin bagëtinë e përshkruan rastin si “gjënë më të keqe” që kanë parë ndonjëherë në fermën e tyre, transmeton rtv21.tv.
Pronari i fermës, Glen Briere, kujtoi se kur arriti në vendin e ngjarjes, “më sëmuri barkun atë që kisha parë”.
Familja tha se moti ishte me stuhi të premten dhe ata kishin gjetur bagëtinë e ngordhur dy ditë më vonë.
“Ishte e premte mbrëma kur ajo stuhi që kishim pati rrufe shumë të forta. [Rrufeja] me siguri goditi gardhin” tha Briere./21Media

Back to top button